8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Linda vazhdon me deklarata: Ledri Vula më ka shkruar në Snapchat

Linda Halimi u përfol shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë për deklaratat e saj drejt Azemit dhe Bleros.

Ajo tha se Azemi është dashuruar në të ndërsa Blero ka tentuar të futet në dhomën e saj të hotelit 12 vite më parë.

Gjatë bisedës me disa nga banorët ajo ka treguar edhe emra të tjerë të estradës shqiptare që sipas saj e kanë ngacmuar, shkruan lajmi.net.

“Ledri Vula më ka shkruar në Snapchat për një bashkëpunim, por meqë më ka shkruar në Snapchat është ngacmim”, ka thënë Linda.

Kjo deklaratë e Linda Halimit ka nxitur shumë reagime nga banorët e sidomos nga Buci i cili e kundërshtoi atë.

Ledri Vula së fundmi ka qenë shumë i përfolur në media për një ndarje të mundshme me të dashurën e tij Sarën. /Lajmi.net/

YouTube player

Related posts

Santiana ‘djeg’ rrjetin derisa provokon me fustanin pa jelek

dardanianews

Hajnat ia vjedhin çantat në vlerë të 50 mijë eurove ish të dashurës së reperit Majk

dardanianews

Jo më e vetme, më në fund Leonora publikon foto me mashkullin që po e shoqëron

dardanianews