Në ditën e 19-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.
Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.
Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.
Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale, por Telegrafi do të vazhdojë t’ua sjellë edhe më tej zhvillimet e fundit, minutë pas minute, në hapësirën e mëposhtme të dedikuar për raportimin në kohë reale.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, i cili i është drejtuar Këshillit të Evropës, tha se Vladimir Putin ka filluar “luftën në shkallë të gjerë” në qendër të Evropës, që mund të nxit “Luftën e Tretë Botërore”.
Ai i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit që të aprovojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë – për të “mbrojtur të gjithë në Evropë”. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.