13.7 C
New York
October 16, 2025
DardaniaNews
Sport

LIVE Serbi-Shqipëri/ Kuqezinjtë ruhen me makina të blinduara, “zhduket” flamuri shqiptar. Federata serbe: S’donim incidente. Sylvinho: Nuk jam i përhershëm

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.

 

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.

Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.

Sfida starton të shtunën në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.

Ora 20:51 – Hoqën flamurin shqiptar nga stadiumi, Federata Serbe reagon për Top Channel: Do ta rikthejmë, e bëmë sepse….

Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.

E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

Ora 20:41 – Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë më të madhe të besuarve të Sylvinhos për të siguruar vendin e dytë që të çon në Play Off”-et e Botërorit 2026.

Mbrëmjen e sotme, nënë forca të shumta sigurie, ekipi shqiptar është shoqëruar drejt hotelit ku do të akomodohet.

Ora 20:15 – “Sabotazh” Sylvinhos, FSHF kritika gazetarëve serb për deformimet: Tregohuni të saktë në atë që përktheni

Një episod i veçantë ndodhi gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho, përpara përballjes me Serbinë.

Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.

Gjatë transmetimit të deklaratave, Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po transmetonin version të shtrembëruar të fjalëve të Sylvinhos, të cilët e theksonin se trajneri i Shqipërisë ulte skuadrën serbe. Ai kërkoi menjëherë që përkthimi të ishte i saktë dhe në përputhje me atë që trajneri kishte thënë realisht.

Ora 19:00 – Video/ Me automatikë dhe makina të blinduara, forcat elitë i bashkohen policisë për të shoqëruar skuadrën shqiptare në hotel

Sylvinho dhe ekipi i tij u larguan nga stadiumi “Duboçiça”, duke u nisur për në hotelin në Nish.

Gazetari Endi Tufa ka mundësuar pamje për Top Channel, ku shihet se përveç forcave policore, janë bashkuar dhe forcat elitë me automatikë dhe makina të blinduara për të shoqëruara ekipin Kombëtar shqiptar drejt hotelit, në mënyrë që të shmangin incidente të pakëndshme.

Ora 18:39 – Formacioni i mundshëm/ Përfundon stërvitja në stadiumin e Leskovcit, ja rreshtimi që pritet të hedhë Sylvinho në duelin me Serbinë

Pas kësaj stërvitje, Sylvinho duket se është bindur dhe për 11-shen që pritet të hedhë në fushë mbrëmjen e së shtunës.

Nga ajo që raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa, formacioni i mundshëm që do të zbresë në fushën e stadiumit “Duboçiça” do të jetë ky: në portë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë pritet të jetë treshja Asllani, Laçi, Shehu dhe sulmi do të përbëhet nga Broja e Bajrami në krahë që do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

Ora 18:19 – Reportazh/ Tension dhe Siguri të Lartë në Leskovac për Ndeshjen Serbi–Shqipëri, përballje Vendimtare për “Botërorin 2026”

Nga Ilir Demalia – Leskovac

Nesër në mbrëmje, në qytetin e Leskovacit, do të luhet ndeshja tepër e rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet përfaqësueses së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, për grupin K. Aktualisht, Shqipëria kryeson me 8 pikë (me një ndeshje më shumë), ndërsa Serbia ndjek nga afër me 7 pikë, çka e bën këtë përballje kyçe për ecurinë e mëtejshme të të dyja skuadrave në grup.

Për shkak të tensioneve dhe historikut të ngjarjeve të rënda që ndodhën në ndeshjen e 14 tetorit 2014 në Beograd, autoritetet serbe, në bashkëpunim me UEFA-n dhe Federatën Serbe të Futbollit, kanë marrë masa ekstreme sigurie. Kjo është arsyeja pse u vendos që ndeshja të zhvillohet në Leskovac — një qytet me rreth 58 mijë banorë, që me rrethina arrin deri në 130 mijë. Ndeshja do të luhet në Stadiumin e Qytetit, Stadion Dubocica me kapacitet prej rreth 8 mijë vendesh.

Versionin e plotë mund ta lexoni në link-un e mësipërm!

Ora 18:06 – Video/ Masa të rrepta sigurie në Leskovc, stadiumi ku stërvitet ekipi Kombëtar i rrethuar nga forca të shumta policie

Seanca stërvitore është kryer në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet dhe sfida mbrëmjen e nesërme.

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat do të shoqërojnë skuadrën nga fusha për në hotelin në Nish.

Ora 17:37 – Foto/ Nuk vendosën flamurin shqiptar në stadium, serbët mundohen të justifikohen me një “Mirë se erdhët”

Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, serbët janë munduar të justifikohen disi, duke shkruar në ekranin e madh të rezultateve: “Mirë se erdhët” në gjuhën shqipe, krahë gjuhës serbe dhe gjuhës angleze.

Ora 17:22 – Foto+Video/ Gjesti i shëmtuar nga serbët, nuk vendosin flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovcit

Nga pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, në stadiumin “Duboçiça”, nuk është vendosur flamuri shqiptar.

Një gjest i shëmtuar ky nga ana e Federatës Serbe, duke mos e përjashtuar ende politikën nga futbolli.

Ora 17:07 – “Për të ardhmen time mendoj unë, nuk jemi të përhershëm”/ Sylvinho do fitoren me Serbinë: Nesër vendoset ‘Play Off’-i, edhe ne kemi…

Shqipëria është gati për “finalen” me Serbinë, ku në Leskovc kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre për një vend në “Play Off”-et e Botërorit 2026.

Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për fitore në këtë duel, teksa u shpreh se për të ardhmen e tij mendon ai. Braziliani gjithashtu u ndal dhe te dueli me Serbinë në Botërorin 2018, kur ishte zv.trajner i “Seleçaos”, duke u thënë se ekipi serb vijon të ketë cilësi, por të njëjtën gjë ka dhe ekipi i tij.

Ora 16:40 – “Kemi ardhur për fitore këtu, as barazim e as humbje”/ Hysaj me synime të qarta para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, kujtoi duelin e vitit 2014, teksa u shpreh se emocionet janë të mëdha dhe se ekipi kërkon vetëm fitore, duke eliminuar çdo opsion tjetër.

“Të them të drejtën, emocionalisht është e njëjta gjë. Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht, sepse është e vështirë dhe e bukur. Mezi pres të jem në fushë nesër”.

Ora 14:22 – “E dimë formacionin e Shqipërisë”, trajneri serb tregon frikën e vetme që ka: Zot na ruaj nga një…

Trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Serbisë, Dragan Stojković, iu drejtua publikut një ditë para ndeshjes kundër Shqipërisë.

Duke folur për pritshmëritë nga ndeshja, Stojković theksoi se “është e pamundur që ndeshja të jetë e mërzitshme”, duke shtuar se është i qetë dhe se pret që edhe lojtarët e tij të jenë të qetë.

Ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë dilemë për formacionin që do të zbresë në fushë dhe komentoi për fishkëllimat që u dëgjuan në stadiumin Rajko Mitic gjatë ndeshjes kundër Anglisë.

Ora 13:46 – Foto+Video/ Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish

Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

Nga pamjet e mundësuara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në stadium, të cilat mundësuan që rruga e ekipit shqiptar nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.

Ora 12:30 – Gjithçka gati për Serbinë, ekipi Kombëtar niset për në Nish/ Sfida do transmetohet në DigitAlb

Ekipi i Kombëtares është nisur për në Nish ku në dalje të tij do të akomodohet në hotel.

Në të nuk do të lejohen tifozët shqiptarë, por si gjithmonë për ta ka menduar DigitAlb që do të transmetojë këtë ndeshje drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht

Related posts

Ibrahimovicit s’i bëjnë përshtypje mijëra sharjet, vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë për vdekjen e Mihajloviqit

dardanianews

Vdes legjenda e futbollit, Pele

dardanianews

Edon Zhegrova, shënon gol nga prapa portës

dardanianews