17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Luizi injoron totalisht Oltën në skenën e DWTS, si reagoi aktorja

Nisi mbrëmjen e të premtes spektakli i kërcimit “Dancing With The Stars”. Ashtu siç ishte paralajmëruar, një nga surprizat ishte edhe performanca e Luizit, por jo si konkurrent. Ai ka kënduar për herë të parë vijën melodike ‘Pa ty’ të filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ ku ai ka rol protagonist.

Bora dhe Eno më ketë rast, ftuan në skenë disa nga aktorët e kastit që janë pjesë e DWTS, pra Olta Gixharin, e cila është vendosur në rolin e jurisë, Eni Shehu konkurrent dhe Luizi si surpriza e mbrëmjes.

Por ajo që ka bërë përshtypje ishte ‘indirefenca’ e Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film. Luizi fillimisht nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.

Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës ka nisur që në xhirimet e filmit ku përflitet se ka patur përplasje të forta. Pas kësaj Olta dhe Luizi nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje ata nuk ndiqen në Instagram, si për t’i vënë vulën këtij raporti.

Related posts

“Mos u dorëzo”, Stresi po përgatit një befasi për Gjestin

dardanianews

Driloni ‘flirton’ me Sarën: Cila lidhje ka qenë dashuria më e madhe për ty, mos ndoshta kjo që po vjen?

dardanianews

Naimi ia vendos dorën në bel Beniadës, reagon “ashpër” Mihrija

dardanianews