5.8 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Matjet e Opinionit Publik në Prishtinë: Balotazh mes VV-së dhe LDK-së!

Ekskluzivisht në emisionin Rubikon në Klan Kosova janë duke u prezantuar të dhënat e fundit të matjeve të opinionit publik për zgjedhjet lokale të 17 tetorit që do të mbahen më 17 tetor.

Sipas matjeve të fundit të opinionit publik, në Prishtinë parashihet të ketë balotazh, ku në garë prinë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia me mbi 46 përqind i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama me mbi 25 përqind.

Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, të shpalosura në emisionin Rubikon në Klan Kosova, del se në kryeqytet do të ketë balotazh mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Arben Vitia (VV) 47,98%, Përparim Rama (LDK) 26,01%, Uran Ismaili (PDK) 19,9%, Daut Haradinaj (AAK) 5,7%, Gëzim Mehmeti (AKR) 0,41%

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Arben Vitia (VV) 46,3%, Përparim Rama (LDK) 25,10%, Uran Ismaili (PDK) 19,2%, Daut Haradinaj (AAK) 5,5%, Gëzim Mehmeti (AKR) 0,4% dhe nuk e di 3,5%.

Related posts

Çfarë fshihet në “bunarin e ferrit”? Hulumtuesit futen në kraterin misterioz në Oman, nga i cili dalin aroma të pakëndshme dhe fliten histori të ndryshme

dardanianews

brahim Rugova: Një udhëheqës vizionar që preku zemrat e një kombi

dardanianews

Lajm i mirë, shpiket ilaçi që bllokon kancerin e zorrës së trashë?

dardanianews