3.4 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Matoshi e VV-së: O flaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vidhet Mitrovica!

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Adriana Matoshi ka reaguar për rastin e procesit të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën  Komunale të Numërimit në Komunën e Mitrovicës -Jug.

“U mundun me vjedh Mitrovicën me exit-polle 2 herë, por dështun keq! Pas dështimit me exit-polla, e paskan aktivizu prokurorinë.

O flaka ju daltë krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakëve se nuk vidhet Mitrovica! S’un e ka marrë as Vuçiqi, as Radojçiçi, e as ju tybe kurrë.

Veç sabër, se qysh e ka pastru Albini Veriun, ka me pastru edhe Jugun kismet, se nuk ka shancë me fitu krimi aty ku ka fitu populli! Urime Faton Peci, se lujtën hibridat!”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

Related posts

Ana Kabashi në versionin më ‘hot’ ndonjëherë, rrjeti ‘shkrihet’ nga pozat Yll🔥🔥

dardanianews

‘A ke të dashur?’, Vesa befason me përgjigjen që i dha ndjekësit

dardanianews

Mentor Haziri lë shtëpinë e BBVK

dardanianews