17.5 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëSport

Mbështeti protestat e grave në Iran: Dënohet me vdekje futbollisti Amir Nasr-Azadani

Futbollisti është dënuar me varje dhe ekzekutimi i tij pritet të ndodh në njërin prej shesheve të Iranit

Futbollisti i Iranit, Amir Nasr-Azadani do të përballet me ekzekutim për shkak se mbështeti protestat për të drejtat e grave në vendin e tij.

Unioni i futbollistëve ndërkombëtarë FIFPro e ka konfirmuar lajmin dhe apelin që ka bërë tek autoritet iraniane për ta ndryshuar vendimin për këtë dënim”.

“FIFPRO është e shokuar dhe e mërzitur nga raportet që futbollisti profesionist Amir Nasr-Azadani do të përballet me ekzekutim në Iran pasi që bëri fushatë për të drejtat e grave dhe liritë bazë njerëzore në vendin e tij”, thuhet në deklaratën e FIFPro.

“Ne solidarizohemi me Amirin dhe bëjmë thirrje për t’ia larguar menjëherë dënimin atij”.

26 vjeçari, i cili kohëve t fundit luante për skuadrën Tractor në Pro Ligë të Gjirit Persik, akuzohet për “moharebeh” apo “armik i Zotit”, sipas asaj që shkruan IranWire.

E njëjta media raporton që familja e futbollistit janë kërcënuar vazhdimisht nga autoritetet e Iranit.

Vetëm skuadra e Iranit në Botëror ka dënuar publikisht dhe pa ekuivokë vdekjet dhe dënimet me vdekje që janë duke u bërë në vendin e tyre.

Portieri i Iranit, Alireza Beiranvand kërkoi në Instagram që të revokohen dënimet me vdekje.

Protestat anti-qeveritare janë përhapur në Iran prej vrasjes së gruas 22 vjeçare, Mahsa Amini, e cila dyshohet se u arrestua për mos respektim të kodit të veshjeve në vendin e saj për gratë.

IranWire shkruan se qeveria iraniane është duke u përpjekur që ta akuzoi Nasr-Azdani edhe për vdekjen e kolonel Esmaeil Cheraghi dhe anëtarëve të Basij, milicisë qeveritare gjatë një proteste të mbajtur më 17 nëntor.

Raportohet se futbollisti ishte pjesë e protestave ku kishte lëvizja e kufizuar vetëm në brohorima dhe ai nuk ishte as afër vendit ku ka ndodhur vdekja. /GazetaExpress/

 

Related posts

Çifti e shfrytëzon karrocën e fëmijës për të vjedhur gjësende ushqimore në një market në Prishtinë (VIDEO)

dardanianews

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani raportohet t’i kenë dhënë fund lidhjes, zbardhet edhe një detaj

dardanianews

FOTO | Viktima e Vushtrrisë duke drekuar me bashkëshortin e saj dhe tash dorasin e saj, i cili vrau edhe veten!

dardanianews