27.8 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Showbiz

MBULOHET AKTORJA QË PUBLIKOI VIDEON E GRUAS QË U RRAH NË PEJË: NUK E KAM PROBLEM EDHE NËSE NUK PUNOJ

Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Facebook se si rrihej një e moshuar nga infermieret në Pejë u paraqit më ndryshe. Aktorja zbuloi se ka vendosur të mbulohet, duke treguar se gjithmonë i ka pëlqyer gratë me mbulesë. Madje ajo tregoi edhe momentin se si e mori vendimin për t’u mbuluar.

Unë qe tri vite fali namaz , edhe nuk e ka ditë askush, në fakt e kanë ditë vetëm rrethi i ngushtë edhe kushdo që më ka pa duke u falë. E kam mbajte gjithmonë për vete. Kur kam fillu me u fal kam thënë ndoshta najherë mbulohem po jo diçka të caktuar me thënë që qitash ose ndonjë periudhë të caktuar se kur me u mbulu.

Ishim në Turqi është hera e parë që po flas për këtë pjesë. Ishim në Turqi për shfaqje. Edhe iu thash të hanën du me u mbulu veç me ditë se si është si ndjenjë se gjithmonë më kanë pëlqyer gratë me mbulesë”, u shpreh ajo në T7. Ajo tha nuk e ka problem edhe nëse nuk i ofrohet mundësia që të punojë sepse thotë se e ka arritur qetësinë shpirtërore. “E vendosa mbulesën dhe asnjëherë më mirë nuk jam ndi. E mbajta gjithë ditën edhe mandej gjithë ditën e kam mendu duke thënë qysh me mbajtë gjithë.

Edhe për shkak të profesionit edhe kolegtë më kanë pyet qysh. Krejt i kam mendu edhe brenda ditës edhe vendosa me u mbulu. Më ardhke marre me hek, babi e kish brengën e profesionit, por kur i tregova të gjitha e respektoi të gjithën. Në fakt nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj sepse e kam gjet qetësinë shpirtërore”, përfundoi ajo.

Shiko foton:

Related posts

Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxa, publikohen produktet që i bleu me 860 mijë euro

dardanianews

Dalin pamjet të pa publikuara me parë të Xhensilës dhe Besit, pamje që po bëjnë bujë

dardanianews

Leonora nuk po di të plakët, në këtë veshje po duket mahnitëse!

dardanianews