0.8 C
New York
December 28, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Me lotët që e tradhtonin, Neda ka rrëfyer detaje të përfundimit të lidhjes 15 vjeçare me Ogrenin

Neda Balluku ka thyer heshtjen për ndarjen nga Ogreni pas 15 vitesh bashkë.

Në një intervistë mes shumë emocionesh në “Goca dhe Gra” në Top Channel, e rezervuar për detajet, ajo pranoi zhvillimin.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe pesë vite më parë, në 2020-ën. Atëherë ia kemi dalë ta kapërcejmë, dëshirë shumë e madhe për të mbajtur me thonj familjen e bashkuar. Si çdo nënë, si çdo grua shqiptare, nëse do ktheja kohën prapa do bëja të njëjtën gjë. Nga ai ribashkim erdhi në jetë goca ime e vogël, Suzie Ann”.

“Prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme. Prej disa kohësh, jetojmë të ndarë. Kjo është gjithçka që dua të them për këtë sepse do doja që këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh, i vetëm, absolut janë fëmijët”.

E pyetur se si janë fëmijët, ajo u tregua e prerë duke i kërkuar Rudina Dembacajt, që të “mos e ngacmojë tek fëmijët”.

Neda u pa e përlotur teksa fliste për ngjarjen për të cilën deshi ta ruajë sa më shumë që qe e mundur privatësinë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Leonora Jakupi kujton babain, që ra dëshmor në luftën e Kosovës

dardanianews

Nuk do ta besoni: Kështu dukej Alba Vukaj para se te hynte në ‘Big Brother’

dardanianews

Aktorja për xhirimet e filmit erotik: Duhej të ndalonim, pata mjaft orgazma

dardanianews