1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

‘Më të pamoralshëm se shqiptarët s’ka’, pse rrjeti po i jep masivisht të drejtë Zana Avdiut?

Aktivistja Zana Avdiu shpesh është në fokus të publikut për shkak të deklaratave që bën.

Në shumicën e rasteve, thënia troç e disa të vërtetave nga ana e saj është shoqëruar me kritika të forta në opinion.

Por një deklaratë e saj e dhënë së fundmi në T7 ka pasur një “feedback” krejtësisht befasues.

Në unison, shumica dërrmuese e komentuesve i kanë dhënë të drejtë Zanës në një prononcim të saj për moralin.

“Më të pamoralshëm se shqiptarët në asnjë shoqëri nuk gjen. Shoqëri më e pamoralshme, më hipokrite, më rrenca, as edhe një hiç, kërkund në botë nuk ka”, është shprehur ajo.

Autorja e programit “Zanat” ka dënuar tendencën e hipokrizisë, ku sipas saj shqiptarët shpesh bëjnë një gjë dhe thonë një tjetër.

“Nëse ti i ke disa parime, mbaji deri në fund. Ka rast edhe figura publike që dalin në televizion, tregojnë sa familje e mirë janë. Thonë: ‘Nuk e fali tradhtinë’, dhe aty e ka të dashurën ose të dashurin. Ne jemi shoqëri e pamoralshme totalisht. Për mua, a e di çka është e pamoralshme? Rrena, hipokrizia! Diçka tjetër bën, diçka tjetër promovon”, është shprehur ajo.

Ju si mendoni?/Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Egli e zhgënjyer me Gjestin: U kam dalë të gjithëve me shpatë për të

dardanianews

‘Godet’ Rozana, zbulon diçka qe Gjestit nuk do t’i pëlqej

dardanianews

Driloni pyet troç Rezin: A të ka pëlqyer Drenusha? (VIDEO)

dardanianews