25.4 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
ShowbizSport

Mësuesja më e famshme e futbollistëve po shkëlqen në stadiumet e futbollit

Sara Duque u bë e njohur për publikun në mars të këtij viti, kur u shfaq informacioni se ajo u mësonte anglisht shumë futbollistëve të Premierligës që vijnë nga jashtë Britanisë së Madhe.

Ajo është një nga mësueset më të njohura të gjuhëve në Premierligë, ku punon me një numër të madh futbollistësh, shkruan “The Sun”, përcjell lajmi.net

Sara është poliglote dhe flet deri në pesë gjuhë, e përveç kësaj ka punuar edhe si avokate sportive.

Ajo ka lindur në Portugali, ku filloi të merret me sport dhe pas disa vitesh si juriste, vendosi t’i përkushtohej mësimit të gjuhëve.

Duque ka punuar edhe si mësuese gjuhe në gjigantin portugez, Porto.

Sara tërhoqi shumë vëmendje në ndeshjen Brazil – Argjentinë.

Ajo tërhoqi shumë vëmendje për mënyrën se si u shfaq në stadiumin “Maracana” me bluzë e zezë, pantallona të shkurtra të ngushta dhe çizme mbi gju. /Lajmi.net/

Related posts

Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi puthen e përqafohen

dardanianews

Santiana thumbon hapur Bucin e Veronën?

dardanianews

Djokovicit nuk do t’i lejohet hyrja në Amerikë për turneun Grand Slam të US Open

dardanianews