3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Milaim Zeka: Dy gjëra nuk më kanë pëlqyer te intervista e Grenellit

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka, ka komentuar rreth intervistës së mbrëmshme të të dërguarit amerikan për dialogun me Serbinë, Richard Grenell.

Zeka ka thënë se se ishte e gabuar pyetja e gazetarit Berat Buzhala ndaj Grenellit se “a e kishte rrejt” kryeministri Albin Kurti për taksën.

Ai ka kritikuar Buzhalën edhe për pyetjen rreth orientimit seksual të Grenellit, duke thënë se kjo çështje është personale.

Postimi i Zekës në Facebook:

E mira dhe e keqeja rreth intervistes me Grenellin

E para, intervista ishte per nje bravo te madhe, sepse ishte ne kohen e duhur. Ambasadori Grenell eshte dora e djathte dhe e majt e Presidentit Tramp. Berat Buzhala i ka ba nje sherbim te madh gjithe publikut. Njerezit dojshin me dite te verteten nga dora e pare, pra Shtepia e Bardhe. Grenelli eshte madje kulmi i Shtepise te Bardhe. Ndoshta e kuptoni pse eshte kulmi. Pa kulem, çka ndodhe me shtepine?!!

Dy gjera nuk me kane pelqy:

Pyetja: A te ka rrejte Albin Kurti per taksen nuk i behet jo Grenellit, po askujte. Pyetja do te ishte: A eshte e vertete se Albin Kurti ju ka premtuar se do ta heqe taksen?! Ose, akoma me thjeshte: Çka keni biseduar rreth takses me Albin Kurtin?!

Pse Ju dhe Pompeu e takuat Avdullah Hotin ne Munich te Gjermanise, e jo Kryeministrin Kurti?!

Edhe fare ne fund: Nuk pyetet njeriu per orientimin e tije seksual, sepse eshte personale. Une e kuptoje Beratin per kete fushate raciste, fobe, qe kane fillu keta sekti fetar taleban i politikes. Askund ma shume homoseksuale ne bote nuk ka se sa te ne, prandaj populli yne thote: i keshti te kesh.

Pastaj Berat, sa njeri na thote mu e ty homoseksual?! Po kjo ashte asgje ne krahasim me sharjet qe na i bejne me familje, deri femiun ne djep!

Berat, ne krejte kete, nje pyetje ke mujte me ba lidhur me kete teme: Zoti Grenell, a te duket e habitshme qe ne fushaten kunder jush, Ambasadorit Kosnet dhe te tjereve, nuk po reagon MPJ ne krye me Glauk Konjufcen!

Ke mujte me pyet edhe per investimet milioneshe qe dha Amerika per zhvillimin e disa mediave, te cilat jane kthy dhe po e shajne Ameriken?!
Perndryshe nja bravo te madhe!

Related posts

Pamje të rënda: Pushuesi në Shëngjin shpëton për pak centimetra të mos goditet nga motor skafi

dardanianews

“Ulja e pagave në sektorin publik varros politikisht Kurtin”

dardanianews

Publikohet momenti/ Putini ‘i goditur nga kanceri’ pëson edhe një moment krize në mes të takimit me njeriun e tij

dardanianews