Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonqar kanë zhvilluar një video-konferencë me shtetin e Italisë.
Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme në këtë takim thuhet se është diskutuar lidhur me situatën rreth pandemisë COVID-19, përcjell Gazeta Insajderi.
“Italia sot ka zhvilluar një video-konferencë midis Ministrave të Shëndetësisë atë të Kosovës, Arben Vitia dhe atij të Serbisë, Zlatibor Lonqar, ku diskutimi u përqendrua në urgjencën e COVID-19. Të dy palët kanë shkëmbyer mendime mbi situatën në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë”, thuhet në njoftim.
Ky diskutim është ndjekur edhe nga KFRO-i, me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkëpunimit në mënyrë që të përmbajë në mënyrë efektive përhapjen e COVID-19 në rajon. /Insajderi.com