4.4 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Mizoritë nuk kanë fund, publikohet audio: Gratë ruse u japin leje burrave ushtarë të përdhunojnë gratë ukrainase

Zyrtarët ukrainas dhe ndërkombëtarë kanë ngritur prej kohësh shqetësimin se ushtarët rusë po përdhunojnë gratë dhe vajzat ukrainase, si një taktikë lufte tashmë. Madje ka pasur akuza se janë përdhunuar dhe foshnja.

Së fundmi është bërë publike një audio ku dëgjohet një grua ruse, e cila duket se i jep lejë bashkëshortit të saj që të përdhunojë gratë ukrainase. Media britanike “Daily Mail” ka publikuar audion e tmerrshme, ku dëgjohet se gruaja dëgjohet duke i thënë burrit të saj ushtar se i lejohet të përdhunojë gratë në Ukrainë, për aq kohë ai duhet të “përdor mbrojtje” dhe nuk duhet ti tregoj asaj kur të kthehet në shtëpi për këtë gjë.

Sipas “Daily Mail”, audio është një bisedë në telefon mes një çifti bashkëshortësh rusë, e cila u përgjua nga shërbimet ukrainase të sigurisë (SBU) në Kiev dhe u postua në kanalin e saj Telegram, të martën.

Gratë e agresorëve rusë u bëjnë thirrje burrave të tyre të përdhunojnë gratë ukrainase”, -shkroi agjencia në Telegram bashkëngjitur me audion 30 sekonda.

“Ky përgjim tronditës nga SBU pasqyron vlerat morale jo vetëm të pushtuesve, por edhe të të afërmve të tyre, 80% e të cilëve tani mbështesin luftën në Ukrainë ,” -pohoi agjencia.

Në audion e shkurtër, zëri i një gruaje dëgjohet duke thënë: “Pra, po, bëje atje. Gratë ukrainase atje,” Përdhunojini”. Ajo qesh para se të shtojë: “Por për këtë gjë mos më thuaj fare kur të kthehesh, kupto”.

Një burrë në anën tjetër të telefonatës përgjigjet: “Pra, duhet të përdhunoj dhe të mos të thotë asgjë?” Gruaja përgjigjet: “Po, nuk dua të di asgjë”, dhe fillojnë të qeshin dy. Ajo më pas shton: “Thjesht përdorni mbrojtës”, përpara se burri të përgjigjet përsëri: “OK”.

 

Related posts

“Njerëzit kanë derdhë gjak…”, Gazmend Halilaj zbulon të fshehur në arkivë të Prokurorisë një rast të vrasjes së rëndë

dardanianews

Rritje tepër e madhe e rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit Kosovë

dardanianews

SHUHET GUERILASI, QË U STËRVIT NË SHQIPËRI SË BASHKU ME ADEM JASHARIN

dardanianews