5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ishte e ftuar sot në emisionin e pasdites në Klan Kosova, “Ora e Pasdites”.

Gjatë intervistës, ajo shpalosi përvojat dhe sfidat që hasi gjatë qëndrimit të saj që zgjati për një muaj të plotë.

Monika pati rastin të shprehej mbi dinamikat e ndërlikuara, jetën e përditshme dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë së survejuar me kamera, të cilat mbajnë përbrenda një grup të madh personazhesh publike.

Veçanërisht prekëse ishte rrëfimi i saj për mbrëmjen kur u eliminua nga programi. Monika, e cila është vajza e Azis Salihut – një legjendë e boksit shqiptar – rrëfeu një situatë të pazakontë që ndodhi pas daljes nga shtëpia e BBVK.

“Po prisja aty te Klani dhe mendova nëse dikush do të vinte të më merrte”, tregoi ajo, duke shtuar se më vonë mësoi se bashkëshorti i saj, Ylberi, kishte qenë në gjumë.

Për fat të mirë, një shofer nga stafi i televizionit erdhi në ndihmë dhe e shoqëroi atë pas përfundimit të emisionit.

“Por vajza e dëgjoi emrin tim kur hyra në shtëpi (ishte ora 2:30-3:00) dhe më tha ‘Mami a je ti njëmend’. Se nuk e ka pritur që ndoshta dalë, më kishte shikuar deri në 12 pastaj e kishte zënë gjumi”, tha Salihu. /Telegrafi/

Related posts

Kjo është doktoresha më e bukur në Kosovë që po bën namin në rrjetet sociale

dardanianews

Alba kthehet në Kosovë, zbulon risitë nga jeta private /VIDEO

dardanianews

Vesa ka një mesazh për secilin banor, ja çfarë tha ajo nga jashtë shtëpisë

dardanianews