24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Mos luaj me trajnerin”, Xhuli i hedh kunja Andit të BBVK-së

Ndonëse ka kohë që ka përfunduar, edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” diskutohet ende për spektaklin dhe spektrin e banorëve që grumbulloi.

Xhuli, ish-banore e këtij “reality-show” duket se akoma ka inate me Andin, po ashtu ish-konkurrent i këtij kompeticioni, shkruan Indeksonline.

Dyshja nuk njihet për raportet më të mira të mundshme, teksa përgjatë qëndrimit në shtëpi patën disa herë përplasje të ashpra.

Sot e asaj dite, Xhuli vazhdon t’i mbajë mëri Andit, teksa ka shpërndarë një video të edituar nga ndjekësit, ku shihet një prej konflikteve me Andin dhe dalja e tij nga shtëpia.

“Mos luaj me trajnerin!” ka qenë mesazhi që Xhuli i çoi Andit me videon e shpërndarë.

Vallë do të ketë ngjarë diçka edhe jashtë shtëpisë? Akoma nuk dihet!

Related posts

Juliana nxehet me Kiarën: Pyetje e pavend, ti nuk mundesh…

dardanianews

“Te sytë e tij shikoja botën’, Diola rrëfen si ra në dashuri me 77-vjeçarin

dardanianews

VIDEO/ Konkurrenti “Përputhen” humb nënën dhe aksidentohet para emisionit, ditën tjetër i digjet shtëpia

dardanianews