October 19, 2025
DardaniaNews
LajmeMoti

Mot befasues pritet të jetë në ditët në vijim!

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe verilindja. Herë pas here priten reshje kryesisht bore të cilat do të shtojnë shtresat e borës sidomos në viset kodrinore-malore. Mund të ketë edhe riga shiu orëve të mesditës në shumë ultësira. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 5 gradë Celsius, por ndjenja e ajrit të ftohtë do të jetë më e theksuar se temperatura reale për shkak të erërave të ftohta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, por në disa zona të Shqipërisë do të ketë intervale të gjata kohore me diell. Ende priten reshje të herëpashershme, lokale bore e shiu në zonat më të ulëta në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi e më pak në viset kontinentale të Shqipërisë.

E Premtja pritet të jetë mjaft e ftohtë, me vranësira e disa intervale kohore me diell. Në Shqipëri do të shpeshtohen intervalet kohore me diell. Reshje të pakta bore priten nganjëherë në disa vise të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.

Nga fundjava më shumë kthjellime dhe acar sidomos orëve të natës dhe mëngjesit. Ka mundësi që mëngjeseve të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull./MeteoBallkan

Related posts

“Skenari” i frikshëm ndaj Kurtit, dalin pamjet se gjithçka ishte e përgatitur: “Shërbehet nga Serbia, mirë që nuk e lanë në Skenderaj”

dardanianews

Ekspertët s’presin pushtim të plotë të Ukrainës, ja çfarë parashikojnë nga Rusia

dardanianews

Përsëritet historia e tragjedisë në Shkodër/ Një 27-vjeçare hidhet në Bunë me 4 fëmijët

dardanianews