4.8 C
New York
January 12, 2026
DardaniaNews
Moti

Mot i nxehtë në javën që po vjen

Java e ardhshme pritet të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të cilat shoqërohen me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë vapë të fortë dhe rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Tutje është kërkuar hidratim dhe shmangie e ekspozimit në diell nga ora 11:00 deri në 17:00.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të sillen rreth 14 – 18°C, ndërsa ato maksimale nga 33 – 37°C.

Të martën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale nga 12 – 17°C, ndërsa maksimalet nga 31-35°C.

Edhe të mërkurën do të mbajë mot i njëjtë me temperatura pothuajse të njëjta.

E enjtja karakterizohet me mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 – 17°C. Ndërsa, maksimalet: 31-35°C.

Të premten parashihet të ketë vranësira të pakta për rreth relievit malor. Temperaturat minimale: 13-17°C. Temperaturat maksimale: 31-35°C.

Related posts

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti këtë të shtunë

dardanianews

Rryma polare po vjen, vendi të përgatitet për një mot të acartë

dardanianews

Një stuhi nga Italia sjell ndryshime të papritura në motin e Kosovës

dardanianews