Analisti politik Arton Muhaxheri në ”Click” të RTV21 ka konfirmuar se, sipas burimeve të tij, vendimi për përfaqësimin e Vjosa Osmani si bartëse e listës së LDK-së është i përfunduar.“Sipas burimeve të mia, janë shumë të sakta. Kjo është e përfunduar si çështje: Vjosa është bartëse e LDK-së. Të gjitha opsionet e tjera nuk janë në tavolinë që të kenë listën e tyre”, tha Muhaxheri.
Ai shtoi se po diskutohen detaje të brendshme, si mënyra se si do të futet lista, por pozicioni i Osmanit si bartëse është i vendosur.

