Mendimi për Motin ka paraparë intervale me diell fundjavën e fundit të vitit 2025, por dhe mundësi për ndonjë rrebesh dëbore.
Në postim thuhet edhe se, temperatura minimale zbret deri në -4C e -2C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 3C e 6C.
Postimi:
Intervale me diell fundjavën e fundit të vitit 2025, por dhe mundësi për ndonjë rrebesh dëbore
Mendimi për motin – 26.12.2025
Më shumë intervale me diell po parashihen në fundjavën e fundit të vitit 2025, megjithëse pjesëve lindore e qëndrore të vendit kalojnë vransira kohëpaskohe. Aty këtu zhvillimet e këtyre vransirave japin mundësi edhe për ndonjë rrebesh të dobët dëbore, më me gjasë ditën e diel. Temperatura minimale zbret deri në -4C e -2C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë në 3C e 6C. Frynë erë e lehtë veriore 1-5m/s, ndërsa ditën e diel më e theksuar me hove deri në 15m/s.
Përgjatë ditëve të fundit, nga e hëna po parashihet të mbretëroj mot kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat minimale zbresin deri në -7C, e maksimalet ditën e martë shënojnë rritje deri në 5C, mirëpo që ditën e fundit të vitit zbresin në 2C. Era frynë gjihnjë nga veriu e verilindja, ditën e martë me hove deri në 10m/s.

