0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Myslimanë apo katolikë janë familja Rugova – Blerina Kllokoqi-Rugova heq dilemat

Disenjatorja e njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, ka bërë së fundmi një postim për ndjekësit e saj, të cilët kanë pasur mundësinë t’i parashtronin pyetje të ndryshme.
Një nga ta e pyeti Blerinën nëse familja e saj është e përkatësisë fetare katolike, apo myslimane, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se kjo pyetje i parashtrohet në çdo pyetësor që bën dhe zakonisht nuk përgjigjet.

“Meqenëse ju s’po e dini, atëherë po iu përgjigjëm. Një herë e përgjithmonë m’u mbyll ky kapitull. Ne jemi besimtarë të fesë myslimane. Unë dhe familja ime. Por mbi të gjitha, i respektojmë të gjitha fetë. Edhe te familja e babit, edhe te familja e mamit, edhe te familja e Mendimit, çdo festë është festu te na, pa marrë parasysh se cilit komunitet i ka taku”, duke kërkuar që të mbyllet kjo temë.

Në fund të videos, ajo pyeti ndjekësin nëse dëshiron t’ia thotë një lutje të fesë islame.

“A po don me ta thanë tespih-dovën, a shahadetin, a kulivallahun, cilën po e don? Krejt t’i thom”, u shpreh ajo.

Related posts

Lajm i fundit: Lufta merr kthesë katastrofike, Trump i jep Iranit 48 orë

dardanianews

Nuk përmbahet Santiana, ju uron bajramin duke i ekspozuar linjat trupore në bikini

dardanianews

Turp ju qoftë” – Vuçiq sulmon ambasadorët që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës në veri

dardanianews