12.4 C
New York
March 11, 2026
DardaniaNews
Moti

Në mesditë priten reshje shiu! Parashikimi i motit për këtë të enjte

Vendi ynë këtë të enjte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Ndërsa në mbrëmje pritet një kthjellim i kohës dhe ndërprerje e reshjeve të shiut.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 24°C deri në 39°C.

Era me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.

 

Related posts

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme- Kur pritet të bie borë?

dardanianews

Vërshime të mëdha në Pejë, shumica e rrugëve të bllokuara, uji po hynë edhe në shtëpia

dardanianews

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti këtë të shtunë

dardanianews