Ramush Haradinaj kishte treguar disa detaje të pathëna për trazirat e Marsit 2004. Ai tregoi se NATO i thirri në disa zyre të KFOR-it dhe aty iu bërtitën fort.
Sipas Haradinajt “Në trazirat e Marsit 2004, në Pranverë ishim në KFOR, erdhën me na rreh këta të NATO-s, na rrehen fort, na shtinën me një sallë si në gjykim, kush u qojke na bërtitke fort, dhe pastaj Thaçi u qu e shkarkojë fajin nga vetja dhe kryesisht e gjuajti te na, nuk e di a te unë a te Ibra, por unë ma shumë u ekspozova edhe pse nuk kisha lidhja me ato procese, edhe pse më kishin falënderuar për shpëtimin e Manastirit, sepse populli e respekton Kishën, nuk e respekton Milloshevicin, por Kishën po”.
Më tutje Haradinaj tregoi se “kur u ekspozova unë, unë e mora fjalën dhe fillova me i goditë këta mbrapa, që populli nuk duron ma, nuk duron Status Quo, dhe Ibra ishte ulur këtu dhe ma kapi këmbën, ma e ma e ma mos fol, e pastaj ai u qu e mori fjalën dhe i mëshojë ma fort se unë, sepse pastaj ai e murr krejt fajin dhe kur u ulë më tha; ma bre ti se ty ta marrin ndryshe, lema mu unë i thom këto sene, dhe i erdhi shumë keq”.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=zmmHUC_zM-E 1:02:00