Takim bashkëatdhetarësh në Zvicër

Abas FejzullaiPërgatitur nga Abas Fejzullahi

SHBK ”SALIH ÇEKAJ” në Zvicër kah fundi i muajt Shkurt 2023, bëri publike këtë:

“NJOFTIM

Të nderuarë bashkatëdhetarë!

Me 03.03.2023, e Premte, nën organizimin e SHBK “SALIH ÇEKAJ” mbahët takimi ku do të formohët Kēshilli pēr Financimin e Shtatorēs së Heroit Rrustem Bruqi. Tubimi fillon nē ora 19.00 në klubin “DARDANIA” në Zofingen. Ju lutem tē merrni pjesē. Me respekt Saim Tahiraj „

Në ora 19:15. Tubimi filloi punimet sipas Njoftimit të SHBH”Salih Çekaj” në Zvicër. Z. Saim Tahiraj, në emrin e Kryesisë dhe anëtarësisë i përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit e pranishem, lidhur me qëllimin thelbsor të tubimit sipas Njoftimit të bërë: Pasi bëri leximine Kërkesës për ndihmë financiare, lidhur me shpenzimet që kërkohen për punimin dhe vendosjen e Shtatorës së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, dha sqarime se duhet themeluar Këshilli Kryesor Organizativ (KKO) siç është bërë me Projektin për ndërtimin e Memorialit në Malaj të Rugovës kushtuar kryetarit të parë dhe Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Të pranishnit u njoftuan se: Secili kurbetçar që ndihmon vullnetarisht me shumën e mjeteve që ka mundësi për t’u jetësuar dhe vendosur Shtatorja e Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, do të bëhet publike Regjistri me emra dhe mbiemra si dhe shumën e secilit që ka ndihmuar, ashtu siç është bërë publike edhe me Memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës në Malaj të Rugovës.

Përkrahja e pjesëmarrësve ishte e gjithanshme si me parashtrimin e pyetjeve apo edhe dhënien e mendimeve që plotësonin qëllimin thelbsor, ku edhe me sukses u themelua Këshilli Kryesor Organizativ (KKO) në përbërje prej 52 anëtarëve të cilët kanë autorizimin dhe përgjegjësinë për grumbullimin e mjeteve për qëllimin e caktuar sipër dhe pranuan edhe Regjistrin me të dhënat e duhura për secilin që ndihmon financiarisht këtë projekt. Dorëzimin e mjeteve sipas Regjistrave bëhet me lajmërim tek komisioni për pranimin e mjeteve në KKO.

Secili anëtar i (KKO) është i autorizuar për mbledhjen e ndihmave dhe mban shënimet e duhura sipas dokumentacionit që është ngarkuar.

Në vijim Regjistri i (KKO) prej 52 anëtarëve.

PËRBËRJA E KËSHILLIT KRYESOR ORGANIZATIV PËR MBLEDHJEN E MJETEVE FINANCIARE PËR PUNIMIN DHE VENDOSJEN E SHTATORËS SË HEROIT TË KOSOVËS RRUSTEM BRUQI NË PEJË

Nr. Emri Mbiemri Nr. Emri Mbiemri
1. Ali Basha 27. Muharrem Kalludra
2. Abas Fejzullahu 28. Maliq Zeqiri
3. Ali Tishukaj 29. Muhamet Hasanaj
4. Afrim Kadrijaj 30. Muhamet Krasniqi
5. Asmon Krasniqi 31. Mustafë Ramosaj
6. Agim Sefa 32. Mahmut Gashi
7. Ali Demaj 33. Mahir Tolaj
8. Afrim Ukëhaxhaj 34. Nazmi Ibrahimi
9. Agim Gërbavci 35. Osman Shala
10. Bislim Hoxha 36. Qamil Qekaj
11. Besim Lokaj 37. Rexhep Karakushi
12. Din Gashi 38. Rifat Demaj
13. Edonis Haklaj 39. Rexhë Shala
14. Ekrem Sheholli 40. Saim Tahiraj
15. Fatmir Bruqi 41. Skënder Tolaj
16. Fadil Çetaj 42. Sami Miftari
17. Ferik Tishukaj 43. Sadri Gaxherri
18. Gani Nikqi 44. Skënder Berisha
19. Haki Latifi 45. Shemsedin Ahmetaj
20. Hamdi Rrustemaj 46. Shefqet Salihaj
21. Hysen Miftari 47. Shaban Morina
22. Halil Shabanaj 48. Vilson Perlaska
23. Hysen Hulaj 49. Xhemë Osdautaj
24. Isuf Zenuni 50. Xhemail Haxhiu
25. Jeton Bruqi 51. Xhevat Balaj
26. Januz Balaj 52. Zeqir Xhukaj

Pamje nga një pjesë e Këshillit Kryesor Organizativ
prej gjithësejt 50 anëtarësh sa ka Këshilli

Pamje nga takimi më 2023-03-03 në Klubin Dardania në Zofingen