February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Neda i jep fund martesës 10 vjeçare

Drama në showbiz! Opinionistja e njohur Neda Balluku ka kërkuar zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, vëllai i ministres Belinda Balluku, duke i dhënë fund një martese dhjetëvjeçare që dikur u konsiderua ndër më të qëndrueshmet e ekranit.

Burime për VoxNews.al bëjnë me dije se kërkesa për divorc është dorëzuar këtë të hënë në gjykatë, pas muajsh të tërë krize mes çiftit.

Romanca e tyre nisi në vitin 2010 brenda shtëpisë së “Big Brother Albania”, ku u njohën si konkurrentë, ndërsa dashuria e ekranit u kthye në martesë në vitin 2015. Nga kjo lidhje kanë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajzën Suzie Ann.

Edhe pse gjithmonë e ka ruajtur privatësinë, Neda pritet të flasë për herë të parë publikisht mbi ndarjen në emisionin “Goca dhe Gra”, ku do të jetë e ftuar nesër.

Një fund i papritur për një histori që nisi para syve të publikut dhe për shumëkënd ishte shembull i dashurisë që i reziston kohës. /Prive By Liberta Spahiu

https://www.voxnews.al/lifestyle/ekskluzive-neda-i-jep-fund-marteses-pas-10-vitesh-kerkon-ne-gjykate-di-i103401

Related posts

Adelina Tahiri bën hedhje spektakulare në det, vëmendjen e marrin të pasmet e saj /VIDEO/

dardanianews

U zunë për Big Brother VIP? Arbana Osmani thyen heshtjen, flet për prishjen e raporteve me Luana Vjollcën

dardanianews

Granit Xhaka mbështet Gjestin: “Finalist” – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

dardanianews