27.4 C
New York
June 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nga milionat në toka e shtëpi e deri te kreditë në banka – kjo është pasuria e shefave të grupeve parlamentare

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë për vitin 2021.

Deklarimin e pasurisë e kanë bërë edhe shefat e Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari-Lila e LVV-së, Abelard Tahiri i PDK-së, Arben Gashi i LDK-së dhe Besnik Tahiri i AAK-së.

Kusari-Lila në AKK ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë dhe një shtëpi të cilat kapin vlerën e 245 mijë euro. Shefja e deputetëve të LVV-së, ka deklaruar si pasuri të luajtshme një veturë të tipit GLK Mercedes në vlerë 8 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë nga Arben Gashi në AKK

Tahiri ka deklaruar se ka dy shtëpi banimi njëra prej të cilave është pronë e përbashkët, një tokë bujqësore prej 52 ari, dhe ndërtimin e një shtëpie malore e cila ka deklaruar se është pronë e përbashkët.

Deklarimi i pasurisë nga Abelard Tahiri në AKK

Para të gatshme në bankë, Tahiri ka deklaruar se posedon vetëm 4 mijë e 832 euro, dhe se ka një kredi në vlerë prej 62 mijë e 756 euro në kohëzgjatje deri më 2024.

Të hyra vjetore shefi i deputetëve të PDK-së, ka deklaruar se nga Qeveria e Kosovës merr 23 mijë e 076 euro, dhe 20 mijë e 400 euro nga qiraja që merr nga lokali afarist në Fushë Kosovë.

Deklarimi i pasurisë nga Abelard Tahirit

 

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme një shtëpi dhe banesë në vlerë 265 mijë euro.

Tahiri i AAK-së, ka deklaruar se posedon dy vetura, njëra prej tyre pronë e bashkëshortes të tipit Audi Q7 dhe VW Tiugan, të dyja në vlerë 21 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë nga Besnik Tahiri në AKK

Para të gatshme në bankë, Tahiri ka deklaruar se posedon 38 mijë e 893 euro. Ai gjithashtu ka deklaruar se posedon dy kredia në bankë në vlerë 117 mijë euro të marra për blerje dhe renovim të shtëpisë.

Të hyra vjetore, Tahiri ka deklaruar se merr 18 mijë e 751 euro nga Kuvendi Komunal, si dhe trashëgim nga prindërit ka 30 mijë euro. /Telegrafi/

Deklarimi i pasurisë nga Besnik Tahiri

Related posts

Publikohet dokumenti sekret: Kriza e koronavirusit në Britani do të zgjasë deri në 2021

dardanianews

Publikohet fotoja e rrallë e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova me Albin Kurtin

dardanianews

Mungesa e gazit rus mund të shkaktojë “katastrofë” në Evropë

dardanianews