17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
LajmeMoti

Nga mjegulla e dendur te reshjet e borës, parashikimi i motit për ditët vijuese

Mjegulla zakonisht qëndron në ajër për më shumë kohë kur moti është i qendrueshëm, kur nuk ka erë të fortë që të shpërndajë grimcat dhe lagështinë e kondensuar.

Një faktor tjetër që ka kontribuar në këtë fenomen janë grimcat e lëna pas nga fishekzjarret. Këto grimca mund të veprojnë si berthama kondensimi, duke ndihmuar lagështinë të kondensohet dhe të formojë mjegullën e dendur që mbulon gjithçka përreth.

Në Gjilan, si pasojë e mjegullës së dendur që ishte prezent sot deri pas mesdites, temperaturat nuk kanë mundur të ngriten aq shumë, edhe pse ishin parashikuar të ishin më të larta. Temperatura maksimale ka arritur vetëm deri në 1°C, ndërsa minimalja ishte -6°C. Pas këtyre kushteve, tani është rikthyer përsëri mjegulla e dendur që ka mbuluar qytetin dhe zonat përreth.

Ndërkohë, Prishtina ka arritur sot në vendin e tretë në botë për ajrin më të ndotur, një tregues i rëndësishëm i pasojave që ndotja e ajrit ka në mjedisin dhe shëndetin tonë. Ky është një kujtesë e fortë se veprimet tona, si përdorimi i fishekzjarreve, mund të kenë ndikime të drejtpërdrejta në cilësinë e ajrit dhe atmosferën që na rrethon.

Këto kushte pritet të përmirësohen gradualisht të enjten, për shkak të lëvizjeve lokale të ajrit, veçanërisht të premten në mbrëmje, kur do të vijë një front i ftohtë. Ky front fillimisht pritet të sjellë reshje shiu, të cilat më pas do të shndërrohen në reshje bore në të gjithë vendin, sidomos pas mesnate. Reshjet pritet të jenë lokalisht të dendura, por jo afatgjate.

Pra, në mëngjesin e së shtunës reshjet pritet të pushojnë, ndërsa moti do të mbretërojë kryesisht i vranët dhe në vlera negative pothuajse në të gjithë vendin. Në mbrëmje kthjellim i motit.

Related posts

Intrigat kundër emrit dhe veprës së heroit Sali Çekaj.

dardanianews

Vr*u veten me armën e shërbimit, policja 21-vjeçare jetonte vetëm në banesë

dardanianews

Përveç Afganistanit, Biden paralajmëron tërheqje ushtarake edhe nga vendet tjera

dardanianews