27.8 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Nga prapaskenat e ish çiftit Drenusha-Atilla e deri tek “loja” e produksionit, çfarë po fshihet në Big Brother Kosova?

Dashuri, intriga, përplasje, përjashtime gjithçka që ndodhi në Big Brother Kosova nuk mund t’i shpëtonin komentimit të Gledis dhe Elsës në Big Talk.

Në puntatën e 3-të, dy moderatoret u ndalën tek historia e shumëpërfolur Drenusha-Atilla. A ishte një rastësi hyrja e ish-bashkëshorit të Atillës në Big Brother pas dhunës që i kishte shkaktuar jashtë apo ka gisht produksioni? Elsa dhe Gledis renditën arsyet dhe zbuluan prapaskenat se çfarë fshihet pas zhurmës që “pushtoi” rrjetin.

Përjashtimi i dy konkurentëve, Besforti dhe Rezarti ishte gjithashtu në fokus nga audienca. Me shfaqjen e klipeve ku të dy djemtë përdornin ofendime, ngacmime seksuale çoi në eliminimin e menjëhershëm të tyre. A ishte ky një veprim i drejtë? Elsa dhe Gledis kanë një përgjigje në episionin e 3-të të Big Talk.

Jo vetëm kaq, por dhe një trekëndësh i formuar brenda shtëpisë mori vëmendje. Ka nisur dashuria brenda mureve të Big Brother apo banorët janë në strategjinë e lojës?  E mesa duket skenari është shumë i thjeshtë, pasi të dyja moderatoret ishin në të njëjtin mendim.

Big Talk është duke vëzhguar prapaskenat e VIP-ave në shtëpinë më të famshme, për t’i komentuar së bashku çdo të diel në orën 21:00 në A-Times.

 

Related posts

Santiana u’a hapë sytë me mëngjes, pozon me gjoksin ‘në fushë’

dardanianews

Luizi kritikon Oltën për veshjen: Mbylli këmbët se …

dardanianews

“Kiara” quhet kënga më e re e Luiz Ejllit

dardanianews