2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Nis rrënimi i mbindërtimit në banesën e Julit

Në fillim të muajit shtator, banorët e një kompleksi në lagjen Lakrishte reaguan sa i përket disa punimeve në katin e fundit të ndërtesës, banesë në pronësi të Juliana Nurës, finalistes së BBVK1.

Aty dyshohej për mbindërtim falë shtimit të konstruksioneve teksa banorët pretendonin edhe për punë në kushte të mungesës së sigurisë.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, pati pranuar se në vendin e ngjarjes janë hasur punëtorë dhe është konstatuar një “tentativë për mbindërtim”. Ai ishte shprehur për Kallxo.com se palës i është dhënë 7 ditë afat për rrënim.

E një muaj pas, ky proces ka nisur.

Prive By Liberta Spahiu sjell pamje të makinerisë së rëndë që është angazhuar gjatë ditës së sotme për të rrënuar mbindërtimin. E vetë Nura ka reaguar indirekt përmes një story në Instagram.

Ajo, marrë shkas nga lajmi për bilancin e personave që kanë humbur jetën në Shqipëri për mbi 30 vjet shkaku i pronave është shprehur: “Edhe unë valla kam me ja nis me fol çka ndodh në këtë shtet”.

Momentalisht, hapësira është e pabanueshme teksa kjo ka krijuar një kosto shtesë për bukuroshen krahas rrënimit të investimit të bërë sipas gjasave pa lejen përkatëse komunale. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Vuloset’ ndarja e Adelinës me burrin, tashmë ajo është martuar me dikë tjetër dhe ju e njihni atë

dardanianews

E akuzoi për ngacmim seksual, Blero bën deklaratën e papritur për Linda Halimin

dardanianews

Rike Roçi dhe Meriton Mjekiqi në lidhje dashurie?! Kjo foto vërteton gjithçka (Foto)

dardanianews