December 25, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Një këngë kaq e madhe, bastardohet duke u kënduar në brekë” – videoja që po komentohet gjerësisht, reagon Albina Kelmendi

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka nxitur reagimin e fortë të këngëtares Albina Kelmendi.

Pamjet tregojnë Egli Tako teksa interpreton këngën e njohur patriotike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në mënyrë që është konsideruar e papërshtatshme për natyrën e këngës.

Albina, e tronditur nga ajo që pa, ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke shprehur haptazi indinjatën: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

Videoja, e shoqëruar edhe me një koment sarkastik, thotë: “Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë”.

Ky reagim i Albinës ka hapur diskutime të gjera në publik, ku shumë po vënë në pikëpyetje etikën dhe ndjeshmërinë që duhet pasur kur interpretohen këngë me vlera të trashëgimisë .

këngës.

Albina, e tronditur nga ajo që pa, ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke shprehur haptazi indinjatën: “M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”

Related posts

Flet shoku i Atilla Kardesh: Nëse ai do të qëndronte më gjatë do të bëhej Luizi i dytë i Big Brother

dardanianews

Sara dhe Drilon kapen jashtë së bashku

dardanianews

Drenusha Latifi shijon pushimet në Dubai dhe Abu Dhabi, pak muaj pas mbarimit të aventurës në Big Brother VIP Kosova 3

dardanianews