2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Një kthim magjik – Parashqevi Simaku sonte do të përshëndesë për herë të parë Festivalin e Këngës

Foto: Screenshot/Elton Ilirjani (Instagram)

Ky lajm ka emocionuar të gjithë ata që kanë dashuri të madhe për Parashqevi Simakun, të cilën po e shohim në ekran pas kaq shumë kohësh.

Këngëtarja e madhe ka pasur një lidhje të ngushtë me Festivalin e Këngës, duke qenë një nga figurat më të njohura dhe të respektuara në këtë ngjarje prestigjioze.

Foto: Parashqevi Simaku, Kënga Fituese e Festivalit të 25-të të këngës në RTSH

Në vitin 1985, në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH, Parashqevi Simaku fitoi vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”. Po ashtu, në vitin 1988, ajo triumfoi sërish, duke marrë çmimin e parë në Festivalin e 27-të të Këngës me këngën “E duam lumturinë”, të kompozuar nga Pirro Çako.

Repertuari i saj është shumë i pasur dhe përfshin një numër të madh këngësh të suksesshme. Pas vitit 1991, ajo u transferua në SHBA, ku vazhdoi të merrej me muzikë dhe nxori një album të ri.

Para se të largohej, ajo ishte shfaqur për herë të fundit në Shqipëri në vitin 1996, si e ftuar në edicionin e 35-të të Festivalit të Këngës në RTSH. /Telegrafi/

Related posts

Fjolla Morina banorja më e re e BBVK4

dardanianews

Pak orë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”/ Produksioni del me njoftim të papritur

dardanianews

Milaim Zeka ja “lyp” live Sonila Meqos, ja si reagoj ajo?

dardanianews