1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Olta flet për skenat me Luizin në film: Më shijuan shumë, ishin momente të virgjëra

Olta Gixhari, e ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas” tregoi më shumë për rolin e saj në filmin “Në kuader të dashurisë”  Aktorja u shpreh e emocionuar për mënyrën si është pritur filmi nga publiku. Ndërkohë, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj donin të dinin më shumë për bashkëpunimin mes saj dhe Luiz Ejllit, që në film është burri i saj.

“Mua më shijoi në film ai. Ishte shumë organik. Ishte ai, ka luajtur veten. Dhe shumë mirë, sepse ndonjëherë kur sforcohesh të bësh gjëra të mëdha, gabon. Edhe skenat që kishim bashkë, më shijuan shumë. Ishin shumë momente të virgjëra, shumë të lezetshme”.

Olta flet për skenat me Luizin në film: Më shijuan shumë,

Romeo e pyeti aktoren për puthjet në film mes saj dhe Luizit.

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo.

Olta flet për skenat me Luizin në film: Më shijuan shumë,

Por, çfarë ka thënë Dori, bashkëshorti i Oltës?

“Më tha ishe shkëlqyeshëm në film. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur”, tha Olta.

Related posts

Stresi jep fjalë të mëdha: S’shkeli më në Kosovë nëse Xhuli e fiton BBVK, do të shkruaj libër

dardanianews

Më në fund, vjen reagimi i familjarëve të Gjestit për Egli

dardanianews

Albërie Hadërgjonaj do një burrë si të Eminës, ka një arsye të veçantë

adminkosova