0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajme nga Bota

Pamje trishtuese të rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, deri tani mbi 150 të vdekur

Të paktën 151 persona kanë vdekur kur një avion pasagjerësh teksa po ulej preku pistën, u kaplua nga flakët dhe u përplas për një mur në Aeroportin Ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut, thanë autoritetet.

Avioni shkoi në Korenë e Jugut nga Bangkoku i Tajlandës me 181 persona në bord dhe tentoi të ulej pak pas orës 09:00, sipas kohës lokale, në aeroportin në jug të Seulit, tha Ministria jugkoreane e Transportit.

Në mesin e pasagjerëve ishin dy shtetas të Tajlandës, ndërkaq pjesa tjetër besohet se janë nga Koreja e Jugut, tha Ministria e Transportit në Seul.

Ky është aksidenti më i rëndë ajror ku është përfshirë një kompani ajrore jugkoreane në tri dekadat e fundit.

Related posts

Dy oraret e reja se kur mund të dilni, prej sot deri me 18 maj

dardanianews

Forcat pro-serbe bllokojnë rrugët në Mal të Zi dhe brohorasin emrin e Putinit

dardanianews

Lajm premtues nga OBSH-ja!

dardanianews