Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga kushte meteorologjike të ndryshueshme.
Sipas këtij instituti, pritet të ketë qiell me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, raporton Klankosova.tv.
Departamenti Meteorologjik ka njoftuar se priten reshje shiu në zonat e ulëta duke filluar nga e mërkura, ndërsa në zonat e larta mbi 1,600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen flokë dëbore.
Njoftimi i plotë:
E hënë
Temperaturat minimale: -2 deri në 0°C
Temperaturat maksimale: 5-7°C
Era: Kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
E martë
Kryesisht i vranë.
Temperaturat minimale: – 2 deri në 0C
Temperaturat maksimale: 5-8°C
Era: nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë
Moti ishte me vranësira dhe me shi.
Temperaturat minimale: -1 deri në 1°C
Temperaturat maksimale: 5-7°C
Era: kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte
Mot me vranësira dhe reshje shiu.
Temperaturat minimale: -2 deri në 0°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: nga veriperëndimi, 1-4 m/s.
E premte
Mot me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale: -2 deri në 0°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.

