28.5 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Pas fitores së Gjestit në “BBVA”, Xheneta Fetahu: Shpresoj të na lënë të qetë

Fitorja e Gjestit në “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ka sjellë vetëm entuziazëm në rrjet, por edhe reagime të forta nga ish-partnerja e tij, Xheneta Fetahu.

Në një prononcim të fundit, Xheneta ka kërkuar që emri i saj dhe i familjes të mos përfshihet më në diskutimet rreth Gjestit. “Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Kanë qenë muaj të vështirë, plot stres dhe shqetësim për njerëzit e mi më të afërt,” është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se nuk ka më interes të flasë për të kaluarën dhe se është fokusuar në projekte të reja, duke u distancuar plotësisht nga historia me Gjestin.

Kujtojmë që lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë së “BBVK”, por u shoqërua me shumë diskutime, tensione dhe polemika edhe pas daljes nga formati.

Related posts

“Shaka seksiste”, Juliana Nura hedh akuza të forta ndaj Ilir Shaqirit

dardanianews

Egli i dedikoi këngë Gjestit, Xheneta plas nga ‘inati’, bën deklaratën që nuk pritej

dardanianews

Me të kuqe dhe ekstravagante, zonja CR7 nuk pyet për ligjet

dardanianews