0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me shumë ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas humbjes së vëllait të tij, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

“Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra,” – shprehet ajo me lot në sy në fragmentin e publikuar.

Xheneta ishte e pranishme edhe në varrimin e Eldionit, duke treguar mbështetje për Gjestin në një moment të vështirë.

Pas ngjarjes, ajo bëri apel publik që njerëzit të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia, duke kërkuar respekt dhe mëshirë për dhimbjen e familjes.

Related posts

Mimoza Mustafa kukull, apo njeri?

dardanianews

Egli e zhgënjyer me Gjestin: U kam dalë të gjithëve me shpatë për të

dardanianews

“Kam tradhtuar”/ Zhaklin Lekatari e thotë troç: Ja arsyet që më kanë çuar drejt saj

dardanianews