September 17, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Pas shumë vitesh Parashqevi Simaku takon djalin e saj sot

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ka ndarë lajmin e mirë se Parashqevi Siamku do të takohet djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.

Ky do të jetë takimi i parë pas shume vitesh. Ka qenë vetë Ilirjani, i cili ka bërë lajmin publik përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.

Më parë biznesmeni njoftoi se ikona e muzikës shqiptare ka komunikuar me djalin e saj përmes celularit, dhe se së shpejti do të ndodhte takimi i shumëpritur mes tyre.

Rasti i Parashqevi Simakut, e cila jetonte e pastrehë në Nju Jork tronditi opinionin publik rreth një muaj më parë. Pas ndihmës së dhënë, kryesisht nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani, situata e këngëtares paraqitet më e mirë.

Aktualisht ajo qëndron në një hotel në New York, i cili u mundësua nga biznesmeni Elton Ilirjani.

Top Channel

Related posts

Gjesti shpërthen në lot pas fjalëve të Xhenetës: As at ‘senin’ nuk e ki

dardanianews

Bes Kallaku jep puthje në buzë modeles derisa është në prag të divorcit me Xhensilen

dardanianews

Këta janë tre banorët që do të hyjnë sonte në “Big Brother VIP Kosova”, i përkasin botës së muzikës

dardanianews