3.3 C
New York
January 9, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Pas telefonatës mes Trumpit dhe Putinit, Kremlini: Presidenti rus urdhëroi të ndalohen sulmet për 30 ditë në Ukrainë

Diskutimi i drejtpërdrejt mes Trumpit dhe Putinit ka përfunduar mes palëve – bisedë telefonike që zgjati të paktën 90 minuta.

Presidenti rus, Vladimir Putin raportohet se ka rënë dakord të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Mediat ruse, sipas skynews, thonë se udhëheqësi rus ka urdhëruar ushtrinë të ndalojë sulmet ndaj atyre objektivave ukrainase për 30 ditë pas bisedimeve me Donald Trumpin.

Ndërkohë u ra dakord për një këmbim të të burgosurve midis Moskës dhe Kievit për 175 të burgosur ushtarë (nga të dyja palët).

Kremlini thotë se Putin dhe Trump shprehën interes të përbashkët për “normalizimin e marrëdhënieve” midis SHBA-së dhe Rusisë.

Ndryshe, Ukraina kishte rënë dakord me planin amerikan, i cili fillimisht parasheh një armëpushim 30 ditësh mes palëve, gjegjësisht Ukrainës dhe Rusisë. /Telegrafi/

Related posts

Pas deklaratës së Edi Ramës, vjen reagimi ndaj tij, ia përmendin projektet që i bënin së bashku me Hashim Thaçin, Baton Haxhiun dhe Vuçiqin

dardanianews

Godet Kimete Berisha: Intervistë me shokun tim, Albinin!

dardanianews

Deklarata skandaloze e gazetarit Xhunga: Edhe 1 mijë Adem Jasharë po të ishin, Kosova do ishte territor i Serbisë

dardanianews