5.8 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pas Xhenetes, edhe Egli pjesë e Top Channel?

Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë në ekranin e Top Channel. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare. Ky rol shënon një etapë të re dhe të rëndësishme për të, duke i hapur dyert drejt botës së moderimit dhe televizionit në një prej programeve më të ndjekura të fundjavës.

Publiku e njohu Egli Takon gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit. Marrëdhënia e saj me Gjestin ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-show-t. Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.

Me këtë hap, Egli zgjeron karrierën e saj përtej muzikës dhe spektakleve televizive.

Related posts

Gresa sapo u nda nga Andi, shfaqet në krahët e banorit tjetër të Big Brotherit dhe këtë se priste askush

dardanianews

FOTO/ Policja që u bë virale para pak muajsh bëhet kampione e Kosovës në “bodybuilding”

dardanianews

Lufta do të jetë mes Gjestit dhe Rozanës: Cili triumfon? (VIDEO)

dardanianews