11.3 C
New York
March 27, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata “rrufe” e Xhensilës

Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit, jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për jetën e saj private.

Ky projekt muzikor vjen në një moment delikat, vetëm pak kohë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, konfirmoi publikisht nisjen e një romance të re, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e partneres.

Vëmendja e publikut është përqendruar te vargjet specifike të këngës, të cilat fansat i kanë lidhur ngushtë me situatën e ish-çiftit. Fraza që ka shkaktuar më shumë reagime dhe që po shpërndahet me shpejtësi është: “Emrin tim dhe një herë thuje, thuj asaj që në zemër m’ke, e di që një ditë ke mu kthy për ne”.

Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të menjëhershme, ku shumë ndjekës kanë etiketuar Bes Kallakun duke e cilësuar këngën si një dedikim të hapur ndaj tij dhe historisë së tyre të përfunduar.

Ndonëse aludimet kanë pushtuar rrjetin, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga këngëtarja nëse vargjet janë një reflektim personal apo thjesht krijimtari artistike.

 

 

Related posts

E vërteta e martesës së Loredanës jashtë shtëpisë, çfarë i tha ajo Jozit një javë pas fillimit të Big Brother

dardanianews

Çka ndodhi? Noizy bën veprimin e papritur ndaj Albës

dardanianews

Nga puna si shitëse boronicash te blerja e shtëpisë së parë, Juliana Nura: Djemtë janë thjesht “ex-a”

dardanianews