Ish-sportisti i njohur Enver Idrizi është përfshirë në trazira në aspektin familjar.
Një lidhje e tij e re me një vajzë serbe, dukshëm më e re në moshë, ka bërë që të plasin mospajtimet në shtëpi.
Romanca e Idrizit e cila zhvillohet prej kohësh ka hasur në kundërshtime të forta nga vajza e tij, raporton Prive.al.
Ajo e ka degjeneruar publikisht figurën e Idrizit përmes disa postimeve në Instagram.
“Kam vuajtur nga dhuna fizike për shumë vite. Për shkak të agresionit të tij, isha pa shtëpi, jetoja vetëm, pa pare dhe pa shkollë. Mu desh ta lija shkollën sepse më duhej të fitoja para për tu kujdesur për mamin tim. Për muaj, kam qenë në terapi nga një idiot”, është shprehur ajo përmes një story, duke aluduar në babain e saj.
Në një tjetër postim, Sanija ka thënë që ajo dhe nëna e saj kanë shpëtuar nga Enveri.
Një një nga postimet, shihet një eko shtatzënie që lë të kuptohet se partnerja e re mund të jetë, apo të ketë qenë në pritje të ëmbël.
I shpejt ka qenë reagimi i partneres së tij të re, Angela që i ka dhënë vajzës së Idrizit ultimatum ti fshijë postimet sepse siç është shprehur, çështja është me babain e saj dhe nuk do që të përfshihet teksa vajza e ka quajtur partneren aktuale “një nga miliona k**vat”.
Angela i ka fshirë fotografitë e përbashkëta me Idrizin por në ato që i ka siguruar Prive.al në redaksi nga burime pranë protagonistëve, shihet se ajo disa herë ka qenë në Kosovë krah ish-boksierit. /Prive.al