11.8 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Policia serbe arreston dy llapjanë në Merdare

Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi nga Podujeva janë arrestuar nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Lajmin për tëvë1 e ka konfirmuar Labinot Maliqi, vëllai i Dervish Maliqit (njëri nga të arrestuarit), teksa ka shtuar se nuk janë dhënë asnjë arsye për arrestimin e tyre.

Sipas tij, të dy të arrestuarit si zakonisht janë nisur për çështje pune pasi bëjnë bartjen e veturave me defekte në kuadër të autoservisit “Labi Center”.

Tëvë1 po ashtu merr vesh se gjatë ditës është arrestuar edhe një person tjetër në pikën kufitare në Merdare.

Kujtojmë se arrestime të tilla gjatë muajve të fundit janë shpeshtuar.

Mediumi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes

Komen

Related posts

Çfarë po ndodh? Kremlini me tone të ashpra paralajmëron Trump: SHBA të përgatitet për luftë

dardanianews

Shkelzen Gashi merret përsëri me luftën në Kosovë, po i quan hajna dy figurat kryesore të saj: Jeni mshefë maleve e hoteleve

dardanianews

Çfarë janë HIMARS, raketat amerikane që po ndryshojnë fatin e luftës në Ukrainë

dardanianews