12.6 C
New York
October 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Politikanët serbë rrahën në qendër të qytetit të Serbisë, për shkak të mospajtimeve rreth Kosovës

Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, Dejan Baçiq nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë rrahur në qendër të këtij qyteti serb, ku shumë qytetarë të habitur shikonin të shokuar.

Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, deri të rrahja erdhi si pasojë e mospajtimit rreth çështjes së Kosovës, e siç mund të shihet në video ata nuk kursejnë asgjë.

Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa krejt në fund të rrahjes një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Ajo çfarë ka habitur me shumë opinionin në Serbi është mosha e tyre dhe guximi që të qërojnë hesapet në qendër të qytetit, kur ata do të duhej të jepnin shembull për të tjerët.

Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për këta dy politikanë serbë.

Related posts

Shefi i Shërbimit Sekret të Ukrainës pretendon se Putin është i sëmurë dhe se në shumë paraqitje përdorë sozitë: Veshët janë dëshmi, shikoni me kujdes

dardanianews

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

dardanianews

Kujdes, dy variantet e Omicron po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin

dardanianews