23.2 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayipp Erdogan ka thënë se ky shtet do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan Gazeta Express

 

Ai deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë.

Ergodan theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës. Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Siç i kemi marrë mandat për njohjen e Kosovës ashtu do të marrim hapa edhe për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha ai në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.

“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”./Gazeta Express/

Related posts

Gjendet shëndosh e mirë vogëlushi që u raportua i zhdukur

dardanianews

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

dardanianews

Njoftim nga SHBK “SALIH ÇEKAJ” në Zvicër

dardanianews