Debat i nxehtë pritet të zhvillohet nesër në Gjykatën Speciale në seancën ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Mollë sherri” pritet të jetë një propozim i Prokurorisë i cili ka shkaktuar shumë shqetësim tek avokatët, sidomos tek ai i Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Ky i fundit në shkresën të cilën e ka dërguar në gjykatë të cilën e ka parë lajmi.net, ka thënë se Prokuroria bazuar në numrin e dëshmitarëve, ka kërkuar gjithsej 1 mijë e 863 orë për të paraqitur çështjen e saj në gjykim.