3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedKulturë

Promohohet libri ‘N’kohë për veten’ i autorit Fitim Uka, udhërrëfyes në ballafaqimin me ‘labirintin’ e së kaluarës dhe ‘çelësin’ e së ardhmes

Arlinda Hajdaraj

Profesionalizmin, perfeksionizmin dhe virtytet e punës së tij, profesori, psikologu dhe njëherazi autori i tre librave, Fitim Uka, i nxori mbrëmë në promovimin e librit të tij, shkruan KultPlus.

Libri “N’kohë për veten” nuk ishte e zakonshmja e promovimeve, por kishte një specialitet përzierjesh, të cilat i dhanë frymë gjithçkaje.

Që nga hyrja me personazhe, prezantimi i punës së profesorit nga studentët, humorin e përcjellur nga ta, videot e shfaqura në ekran që përçonin mesazhin e një realiteti kohor, e deri tek përmbyllja e fjalimit të profesorit Uka, krijuan atë perfekten që rrallëherë gjindet mes nesh.

Dalja e Ukës në skenë u përcoll me duartrokitjet më të forta, e fjalimi i tij u nis me emocionet më të mëdha, duke falënderuar kontribuesit e veprës se tij dhe pjesëmarrësit që me prezencën e tyre kishin mbushur çdo hapësirë të ‘Sallës së Kuqe’.

Përmes 300 pyetjeve e 20 teknikave të përfshira në këtë libër, autori synon të sqarojë se si të ballafaqohemi me të kaluarën tonë, e cila shpesherë na shfaqet vrullshëm e papritur, e deri tek marrja e hapave për planifikimin e së ardhmes, e ardhme kjo, që shpeshherë në mendjet tona duket e zymtë, e pashpresë dhe e paarritur.

Janë pyetje që vetë ua krijojmë përgjigjet, pra, është libër vetëndihmues për kalimin e krizave që dijnë të shfaqen, e mënyrën e eskalimit të tyre duke e finalizuar me arritjen e suksesit tonë.
“Secila faqe ju fton që të reflektoni, ju thërret t’i jepni kohë vetës, ju fton të mos nxitoni”, u shpreh Uka në fjalimin e tij.

Uka tha se ky libër është një thirrje për të gjithë njerëzit në mënyrë që ata t’i japin prioritet vetes, ta lënë atë në radhë të parë e të gjejnë kohë për të, pavarësisht gjithçkaje tjetër.

“Zakonisht kemi kohë për të tjerët, punën, fakultetin, e për gjithçka tjetër, por nuk kemi kohë për vetën tonë. Andaj, ky libër është thirrje, lutje, kërkesë dhe ftesë që t’i japim më shumë kohë vetës”, vazhdoi Uka.

Fitim Uka, profesori dhe autori i këtij libri tha se ndonjëherë një ‘pak’ i dikujt, është shumë për ne, por që ndodh që as atë pak të mos e marrim.

Përkundër mungesës së ndihmës nga dikush, është një copë letër e vetme që ndonjëherë na hyn në ndihmë më shumë se gjithçka dhe gjithkush. Andaj, autori e ka menduar edhe këtë pjesë, të çlirojë njerëzit prej problemeve që ata kanë, pa pasur nevojë t’ia zgjasin dorën askujt.

“Ndonjëherë mjafton të na dëgjojnë por as kaq pak nuk mund të marrim. Ndonjëherë tjtër na duhet një krah për të na mbeshtetur, por nuk është kurrë aty. Ndonjëherë na bjen në ndihmë një fjalë e vetme, por as ajo nuk thuhet. Kaq pak duam, kaq pak mjafton, por as kaq pak nuk marrim.Dhe po, ky libër për të cilin jemi mbledhur këtu është dizajnuar për ta, është shkruar për të ndihmuar. Është dizajnuar për të dhënë një prespektivë ndryshe mendimi ”, përfundoi Uka.

Gjatë promovimit të librit të autorit Uka, në ekranin e madh të ‘Sallës së Kuqe’ u shfaq një video me përshtypjet e klientëve të terapisë së Kohezionit të Brendshëm dhe ndikimi i tij në gjetjen e motivit dhe mënyrën për të parë jetën nga prespektiva të ndryshme.

Nga dëshira për të mos jetuar e për të mos parë dritë me sy, deri tek kthesa më e fuqishme, dalja përpara publikut pa trembje qerpiku. Fjalët e tyre të sinqerta e të ndjera thellësisht, dhurojnë atë motivin që shpesh herë mungon tek ne.

Për disa minuta radhazi përpara një mase të gjerë, dy studentët, Arian Musliu dhe Arlinda Gashi prezentuan punën e profesorit në mënyrën me të detajuar të mundshme, që prej fillimit të studimeve e deri tek karriera e suksesshme e tij.

Përtej humorit, shakave e anës pozitive, ata përcollën mesazhin e zellshmërisë dhe përkushtimit të profesorit në punën e tij, i cili falë pandalshmërisë së dikurshme, ka arritur karrierën e sotme.

Motiv, emocione, kthim në realitet, vetëvlerësim më i lartë i vetës, kuptimi i duhur i jetës e vlerësimi i kohës që kemi, ishin vetëm disa nga pikat reflektuese të shpërndara mbrëmë.

Kujtojmë që paraprirës të librit ‘N’kohë për veten’, janë edhe dy librat e tjerë ‘Teoria dhe psikoterapia e kohezionit të brendshëm’ dhe ‘Shkrimi akademik’, të botuar vite më parë.

Njëherazi, Fitim Uka, njihet edhe si doktor shkence i psikologjisë në Universitetin e Freiburgut, postdoktorant në një ndër universitetet më të njohura të Chicagos, themelues i revistës psikologjike ‘Psiko’ dhe drejtues i klinikës ‘Empatia’ që nga viti 2012./KultPlus.com

 

Related posts

Prishet razia në Vetëvendosje, Kurti e Konjufca mesazhe direkte njëri-tjetrit

dardanianews

Ky është 30-vjeçari që vdiq disa ditë pasi ra nga objekti ku punonte në Fushë Kosovë

dardanianews

Përveç Afganistanit, Biden paralajmëron tërheqje ushtarake edhe nga vendet tjera

dardanianews