21.6 C
New York
June 2, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Pse tradhtojnë fermat? Disa nga arsyet që zbulojnë studiuesit

Në momentin që dy persona lidhin jetën me njëri-tjetrin premtojnë besnikëri në përjetësi, por në fakt në realitet kjo nuk ndodh. Të gjithë duhet ta pranojmë faktin që njerëzit i tradhtojnë partnerët e tyre dhe tradhtia lidhet me një arsye që nuk është dhe aq shumë në dorën tonë.

Një studim i kryer së fundmi nga “Illicit Encounters”, një “website” i themeluar në vitin 2003 nxori disa rezultate shumë interesante.

Së pari, nuk është e vërtetë që burrat tradhtojnë më shumë. Gratë janë më të predispozuara të tradhtojnë partnerët.

Dhe për këtë, fajtorë janë prindërit! Praktikisht, nëse një nga prindërit e saj ka tradhtuar, edhe ajo me shumë gjasa do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Sipas këtij studimi u zbulua se 71% e femrave tradhtare kishin nëna tradhtare, ndërsa 45% e burrave tradhtarë ishin fëmijë të një babai tradhtar. Diferenca është e madhe.

Statistika të tjera të nxjerra nga ky studim janë këto:

66% e grave tradhtare thanë se ndiheshin sikur ‘kishin leje’ për të tradhtuar, meqenëse nënat e tyre kishin bërë të njëjtën gjë.

86% e burrave thanë se do t’i jepnin fund një tradhtie nëse babai i tyre do ta zbulonte dhe do t’ia kërkonte diçka të tillë.

Ky studim është bazuar tek 100.000 përdoruesit e “Illicit Encounters” ./ Revista Psikoogjia

Related posts

Si e priti Kiara dhe Luizi lajmin e ëmbël të shtatzënisë?

dardanianews

‘Çmendet’ e reja, heq pantallonat në mes të Tiranës dhe fton kalimtarët t’i shohin hiret

dardanianews

“Më ka tradhëtuar por..” – Albërije Hadërgjonaj na habit të gjithëve, tregon pse e mbanë mbiemrin e ish-burrit

dardanianews