December 29, 2025
DardaniaNews
Lajme

Publikohet momenti kur kamioni del nga rruga dhe godet veturat në Veternik

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Veternik, ku janë përfshirë 11 vetura dhe një kamion, e si pasojë e të cilit 11 persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë ajo.

Në media është publikuar edhe momenti i aksidentit, ku kamioni del nga korsia kryesore dhe godet veturat.

Related posts

Vdekja e 4-vjeçares, flet babai i saj: Jam kan tuj mbledh kanaçe, e kam pa çikën keq

dardanianews

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit dhe Bardhyl Mahmutit

dardanianews

Azem Vllasi flet për ‘misterin’ e vdekjes së Rrahman Morinës, tregon kur…

dardanianews