24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Publikohet videoja e panjohur nga debutimi i parë në aktrim i Monica Bellucit, ylli italian shfaqet me të brendshme dhe ‘çmend’ rrjetin

Monica Bellucci është një nga aktoret më të bukura të dekadave të fundit, ku çdo paraqitje e saj diskutohet dhe shkakton reagime.

E njëjta gjë ndodhi me videon e postuar në rrjetet sociale të paraqitjes së saj të parë në një film 23 vite më parë.

Në klipin nga filmi i titulluar La Riffa i cili u prit me komente si “Unë do të ndryshoj fenë time”, “Zot ki mëshirë”, “perëndeshë”, “sa bukuri natyrore”, tregon Monica Belluccin me të brendshme të zeza dhe në një dialog të shkurtër.

Filmi ka të bëjë me një grua të re të bukur, e cila humbet burrin e saj dhe për të shlyer borxhet e tij, vendos të ngrejë vetë një llotari me një çmim.

Filmi, me regji të Francesco Laudantio, është vendosur në Bari ku Francesca (luajtur nga Bellucci) duhet të paguajë borxhet e lëna pas nga bashkëshorti i saj Maurizio. Me këshillën e mikut të saj Cesare, i cili është avokat, “Françeska” shet një vilë buzë detit, mobiljet, peliçet dhe bizhuteritë e saj dhe një varkë për të pasur para për të paguar qiranë e një viti dhe shkollimin privat të së bijës. Por në pamundësi për të gjetur punë, Françeska vendos të ngrejë një llotari me 20 pjesëmarrës të cilët do të paguajnë nga 100 milionë lireta secili. Kushdo që fiton do të ketë të drejtën të jetojë katër vjet me “Françeskën” dhe të kërkojë çdo favor që do nga ajo.

360grade.al

Related posts

Kjo është arsyeja pse Vesa nuk shkoi në emisionin e Albës

dardanianews

‘Më pa këmbët dhe më tha…’, habit Lei Kraja, tregon si reagoi Kristi kur i pa këmbët

dardanianews

“Lindita vetëm seks di të bëjë”, ja çfarë thotë Çimi kur e pyesin për partneren!

dardanianews