8.2 C
New York
April 16, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeShowbiz

Publiku eleminoi Besin – Syla: Publiku kosovar ka zgjedhë Agim Bahtirin, normal që rrëzon Besin

Analisti kosovar Valon Syla ka reaguar pas eleminimit të Besit nga Big Brother Vip Kosova sonte.

Ai në një nga komentet e tija me ironi ka shkruar se “Publiku kosovar e ka zgjedh Agim Bahtirin normal qe ta rrezon Besin. Te kqyrim lojen tash”, komentoi Syla, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë që Syla ditëve të fundit kur Besi ishte në nominim me Bucin dhe Ganinë, kishte dalë në ndihmë publikisht për Besin.

Edhe moderatorja Jonida Vokshi dukej e “pikëlluar” pas largimit të Besit, pasi që ky i fundit nuk pati fat as në zarfin e kthimit.

Besi ishte në mesin e më të pëlqyerve nga publiku, dhe kishte një humor të mprehtë dhe të lezetshëm.

Ai kishte shkuar në nominim nga vëllai i madh me Bucin dhe Ganinë pasi që ata të tre kishin sha e kishin përdorë fjalë banale brenda shtëpisë, por ajo që shihet e dëgjohet është se Besi më së paku ose thuajse fare ska përdorë fjalë banale dhe sharje në shtëpinë më të madhe./Lajmi.net

Related posts

Mësohen kundërshtarët e Kosovës në Ligën e Kombeve

dardanianews

Xheneta do të përballet sonte me prindërit e saj

dardanianews

Arben Vitia rikthehet në krye të Shëndetësisë

dardanianews